Griezmann parashikon fituesin

Sport May 18, 2017 - 13:35

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann mendon se Juventusi do të triumfojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa portieri i kësaj skuadre, Gianluigi Buffon do ta fitojë “Topin e Artë“, shkruan zeri.info.

Juventusi nuk e ka fituar këtë garë që nga viti 1996, ndërsa këtë mundësi do ta ketë më 3 qershor, kur në Cardiff, do të takohet me Real Madridin.

“Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve, e rrjedhimisht Buffon do të jetë fitues i ‘Topit të Artë‘”, ka thënë Griezmann për mediat spanjolle. Skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale, pikërisht nga Real Madridi. “Dështimi në finale është më i dhimbshëm se në gjysmëfinale. Mendon se do ta ngresh trofeun, e pastaj pëson humbje. Kjo është shumë e vështirë“, ka shtuar sulmuesi francez.

Atletico edhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve. “Nuk i kemi fituar trofetë që i dëshirojmë, por e kemi realizuar në qëllim. Kemi bërë punë të madhe”, ka shtuar Griezmann./Zëri/