Cleveland në epërsi

Sport May 18, 2017 - 12:17

Derisa Golden State e “bën” ligjin në Konferencën Perëndimore, në Lindje janë kampionët në fuqi të NBA-së, Cleveland ata që e diktojnë ritmin, shkruan zeri.info.

Kështu gjasat për një finale të madhe ndërmjet këtyre dy skuadrave janë mëse reale. Në ndeshjen e parë të serisë finale të Lindjes, Cleveland fitoi në udhëtim te Bostoni me rezultat 117:104, duke mbetur e pathyeshme në play-offin e sivjetmë.

Mbreti LeBron James ishte  fantastik duke kontribuar me 38 pikë, 9 asistime e 7 kërcime, ndërsa lojë shumë të mirë tregoi edhe Kevin Love, i cili ndeshjen e përfundoi me 32 pikë e 12 kërcime.

Nëse James i shënoi 38 pikë, te Bostoni këtë shifër e arritën së bashku dy nga basketbollistët më të mirë të kësaj skuadre, Avery Bradley (21) dhe Isaiah Thomas (17).

Në fakt te skuadra më e suksesshme në historinë e NBA-së (Bostoni) u vërejt lodhja e basketbollistëve, pasi për t’u kualifikuar në finale të Konferencës Lindore iu nevojitën shtatë ndeshje për ta eliminuar Washingtonin. Rezultati: Cleveland – Boston 117:104 (1:0)./Zëri/