McGregor – Mayweather, vjen lajmi i vitit (Foto)

Sport May 18, 2017 - 10:00

Lufta në mes të Floyd Mayweather dhe Conor McGregor gjithnjë e më shumë është afër që të bëhet realitet

Një nga meçet më të mëdha në histori të boksit është shumë afër që të realizohet, pasi Conor McGregor ka pranuar të rrahet me boksierin Floyd Mayweather.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i UFC, Dana White, i cili tha se McGregor ka nënshkruar kontratën.

“Tashmë varet nga unë që të arrij marrëveshje me Mayweather. Ne kemi njërën anë që ka nënshkruar marrëveshjen dhe duhet të nënshkruajmë edhe me Mayweather që meçi të luhet”, tha White.

Lajmin po ashtu e ka konfirmuar edhe McGregor, i cili thotë se tashmë pjesa më e rëndësishme është kryer.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja e kësaj kontrate historike është që unë e kam nënshkruar. Urime të gjitha palëve të përfshira”, tha McGregor

Kujtojmë se McGregor është luftëtari më i mirë në UFC, ndërsa Mayweather është boksieri më i mirë në histori të peshave të lehta, ku në 49 meçe nuk ka asnjë humbje, por të gjitha fitore. /Express/

Image