Grushti që e la pa ndjenja Klitschkon (Video)

Sport April 30, 2017 - 08:39

Anthony Joshua është kampion i botës i peshave të rënda në boks në versionet WBA, IBF, dhe IBO.

Britaniku e mposhti ukrainasin, Wladimir Klitschko, me nokaut në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Gazeta Express.

Në “Wembley”, dy boksierët dhuruan spektakël para 90 mijë të pranishmëve në stadium, ku në fund fitoi 27 vjeçari, Joshua.

Meçi u bë i zjarrtë në raundin e pestë, ku Joshua nokautoi Klitschkon, para se në atë të gjashtë të ndodhë e kundërta.

Gjithçka përfundoi në atë të 11’të, ku Joshua tregoi se ka një të ardhme të ndritur. Ai e goditi me të djathtën Klitschkon, të cilin e la pa ndjenja. Për më shumë shikoni këtë moment epik.