Mësoni orën se kur fillon meçi Joshua-Klitschko

Sport April 29, 2017 - 20:57

Dueli i vitit në boks që do zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës, fillon transmetimin rreth orës 23:00.

Spektakli do të fillojë më herët, duke përfshirë edhe parameçe, por ai kryesori, në mes të britanikut 27 vjeç dhe ukrainasit 41 vjeç, fillon në ora 22:00 sipas orës angleze, apo në ora 23:00, sipas orës sonë, shkruan gazetametro.net.

Shqiptarët këtë meç mund ta ndjekin në platformën DigitAlb, kanali SuperSport 4.

Anglezi i kishte fituar medaljen e artë në Olimipadën e vitit 2012, dhe prej atëherë e filloi boksin profesionist. Josha i ka 18 fitore nga po aq duele si profesionist.

Edhe Klitschko e kishte fituar medaljen e artë në Olmipadë në vitin 1996 dhe pastaj filloi si boksier profesionist.

Pikat e forta për Joshuan vlerësohen: mosha, fuqia dhe terreni vendës.