Reali vuan në 'Bernabeu', mposhti Valencian

Sport April 29, 2017 - 18:07

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në “Santiago Bernabeu”, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka vazhduar drejt titullit tw La Ligas, pas fitores prej 2:1 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” vuajtën shumë në “Santiago Bernabeu”, të cilët golin e fitores e shënuan në minutën e 86’ përmes Marcelos, që tani u shkëputën në tre pikë nga Barcelona, e cila sonte luan derbin me Espanyolin.