Feronikeli edhe më larg titullit, mposhtet nga Gjilani

Sport April 29, 2017 - 17:24

Feronikeli ka shuar edhe më shumë gjasat për mbrojtjen e titullit.

Kampionët në fuqi në kuadër të xhiros së 28-të të Vala Superligës së Kosovës, janë mposhtur në udhëtim te Gjilani, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rusi, në minutën e 47-të.

Javën e ardhshme Feronikeli në shtëpi e pret Besën e Pejës./Lajmi.net/