Joshua është gati për ndeshjen me Klitschkon (Foto)

Sport April 29, 2017 - 13:51

Sonte është natë boksi. Ndeshja Joshua v Vladimir Klitschko është tani vetëm disa orë larg.

90,000 njerëz do të jenë në Stadiumin Wembley për ta parë ndeshjen e boksit nga afër.

Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 23:00 dhe interesimi për të është tejet i madh, transmeton Gazeta Express.

Eh Joshua duket se ka pushuar mjaft dhe është gati për ndeshjen e sotme, pasi ai ka postuar një foto në Twitter me një pjatë fruta përpara me mbishkrimin “Mjaft i pushuar”.