Çfarë ndodhi mes Messit e Ronaldos në 'El Clasico'? (Video)

Sport April 28, 2017 - 23:35

Duket se rivaliteti mes Messit e Ronaldos, i takon të kaluarës – të paktën kështu tregon kjo video e publikuar në internet.

Në “El Clasicon” e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ku Barcelona fitoi 3:2, ka ndodhur një episod që ka bërë namin në rrjetet sociale. Fjala është për bisedën mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos, shkruan Gazeta Express.

Nuk dihet se për çfarë diskutuan fituesit e nëntë “Topave të Artë”, por tashmë dihet se rivaliteti i takon të kaluarës dhe dy më të mirët e botës po përpiqen t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.