Atalanta ndali Juventusin, shkëlqeu Berisha

Sport April 28, 2017 - 23:13

Atalanta ka barazuar 2:2 me Juventusin në “Atleti Azzurri d'Italia”

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Atalanta, duke barazuar 2:2, në të cilën ndeshje vendasit e shënuan golin në minutën e 89’të, shkruan Gazeta Express.

Për Juventusin shënuan autogol Leonardo Spinazzola (50’) dhe Dani Alves (83’), derisa për Atalanta realizuan Andrea Conti (45’) dhe Remo Freuler (89’).

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është më meritori që Atalanta mori një pikë ndaj Juves, i cili bëri disa pritje fantastike gjatë 90 minutave. /Express/