Forma e mirë e Basid Khalidit bëhet lajm në Ganë (FOTO)

Sport April 28, 2017 - 20:20

orma e mirë që po kalon Basid Khalid me Prishtinën është bërë lajm në mediat ganeze, prej nga vjen vetë lojtari.

“Ghanasoccernet.com”, shkruan se Khalid më në fund ka gjetur vetën dhe këtë vit po shënon në shumë ndeshje.

Khalid ka realizuar në tetë takimet e fundit, gjashtë gola. Së fundi realizoi në fitoren 1:0 ndaj Gjilanit, në minutën 87.

“Është ndjenjë emocionuese sa herë që gjenë rrjetën. Golat më mbajnë të fokusuar dhe të vazhdojë të punojë edhe më shumë”, thotë Khalid, raporton Gazeta Olle.

Basid beson se nuk do të ndalet me kaq, por do ta ndihmojë Prishtinën edhe në takimet e radhës.

“Gjashtë gola kanë ardhur shumë shpejt, por unë do ta mbajë kokën lartë dhe do të shikojë për sfidat e radhës”, shtoi ai.

Prishtina të dielën është mysafire e Besës në Pejë, ku Khalid synon të shënojë golin numër 7 këtë vit.