Ma i forti i Kosovës, ngriti me shpinë lart pesë meshkuj!

Sport April 28, 2017 - 18:59

Punon pareshtur dhe me një synim: të arrijë rekord pas rekordi! Ky është Bujar Muli nga Vushtrria, i cili njihet me fuqi të jashtëzakonshme apo njeriu më i fortë në Republikën e Kosovës.

Ai një kohë me duar e ndalonte veturën pavarësisht se sa i jepte gaz ngasësi, pastaj me shpinë e ngriti lartë traktorin, tani ka bërë testin e rrallës,raporton Bota Sot. Ai me shpinë ka ngritur lart pesë meshkuj.

“Këta janë pesë persona dhe që peshojnë 425 kilogram. Prandaj, jam duke u përgatitur për gara në Francë, pasi kam folur me ca miq që janë kampion të Francës në garën e ashtuquajtur ‘Strong man’. Ata me kanë thënë që pasi të shkojë në Francë mundem menjëherë të fillojë e të marr pjesë në këtë garë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Muli. Jo me kaq, ai përgatitet edhe për në rekord tjetër: “Tani përgatitem për një tjetër rekord, mi ngrit dy vetura përnjëherë në krah. Ky edhe mundet me qenë rekord që s’e ka bërë askush me parë”.