Tifozët ekstremistë nga Serbia drejt Maqedonisë (Foto)

Sport April 28, 2017 - 18:48

Grupe tifozësh nga Serbia kanë shkuar në Maqedoni, për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë atje, dhe të tjerë pritet t’u bashkohen, rapotojnë mediat në Beograd.

Telegraf.rs, shkruan se një grup prej rreth pesëdhjetë tifozëve të njohur si Delije, janë organizuar mbrëmë pas trazirave në Parlamentin maqedon, dhe tani ndodhen atje, në pritje të zhvillimeve të reja, përcjellë gazetametro.net.

Në Shkup, përveç tifozëve të Zvezdës, raportohet të kenë shkuar edhe grupe të vogla të tifozëve të klubeve tjera sportive serbe, duke u bërë bashkë me tifozët e Vardarit, sipas tyre për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm eventual i shqiptarëve.Image

Kjo media serbe, thotë se përveç tifozëve serbë, në drejtim të Shkupit janë nisur edhe tifozët rus nga Shën Petersburgu.

Situata në Maqedoni ka eskaluar në dhunë brenda objektit të Kuvendit, pasi kryetar u zgjodh deputeti i BDI’së Talat Xhaferi. /gazetametro.net