De Rossi dhe shkopi i bejsbollit

Sport April 28, 2017 - 15:08

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi nuk është shumë dashamirës me gjeneratat e reja, e cila publikon gjithçka në rrjetet sociale, shkruan zeri.info.

Disa gjëra janë bërë trend tek të rinjtë, përfshirë edhe futbollistët e kësaj gjenerate. Ndërkohë, njëri nga futbollistët mëm të vjetër të Romës, De Rossi, nuk ka hezituar të flasë për jetën e tyre si shoqëri, madje ka thënë se ata nuk kanë jetë fare.

Arsyeja e “varfërisë”, sipas tij, janë rrjetet sociale. “Kur i shoh si kënaqen duke bërë video në zhveshtore para fillimit të ndeshjeve, më vjen të marrë shkopin e bejsbollit dhe t’ua thyejë dhëmbët”, ka thënë De Rossi për të ashtuquajturit futbollistët e rinj modernë.

Një situatë e tillë pati ndodhur edhe me kombëtaren argjentinase, kur pas një fitoreje të arritur, të gjithë futbollistët i kishin marrë telefonat, ndërsa askush nuk kishte festuar. Edhe ai moment pati ngjallur reagime në Argjentinë./Zëri/