Fëmijëria trishtuese e Behramit

Sport April 27, 2017 - 12:41

Kampanja “Futbolli mirëpret refugjatët”, e organizuar nga “Amnesty International”, e ka “prekur” edhe Valon Behramin, shkruan sot gazeta Zëri.

Futbollisti kosovar e ka dhënë një intervistë për këtë medium, i cili ka zgjuar vëmendje në rolin qendror të sportit në procesin e integrimit të refugjatëve.

Dhe, ishte pikërisht sporti ai i cili e ka ndihmuar ta nisë një jetë të re në Zvicër.

“Sporti është njëra prej mënyrat më të mira për t’u integruar. Futbolli dhe sporti në përgjithësi mund të të ndihmojnë në një mënyrë apo tjetrën”, ka thënë futbollisti i Watfordit.

Image

Në vitet e 90-ta, kur situata ishte përkeqësuar në Kosovë, jo të gjithë ia kishin dalë të iknin nga vendi. Mirëpo, Behrami e ka kujtuar periudhën e errët dhe historinë tragjike të familjes së tij.

Ai është zgjuar në këmbë për refugjatët, pasi dikur ka qenë edhe vetë një i tillë.

“Babai im e kishte parë se situata po përkeqësohej dhe se po bëhej rrezik. Nga ai moment kemi vendosur të shkonim diku tjetër”, tregon përfaqësuesi zviceran.

Image

Jo të gjithë në familjen Behrami kishin shpëtuar. “Xhaxhai dhe kushtrimi im janë vrarë kur ishin munduar të largoheshin përmes kufirit”, kujton Behrami. “Burrat i kanë ndarë me një anë, gratë në tjetrën. Më pas kanë gjuajtur në të gjithë meshkujt në sy të femrave”, kujton futbollisti kosovar atë periudhë të tmerrshme.

Fillimi i jetës në Zvicër ka qenë i vështirë për të gjithë. “Nevojitet kurajo për t’u inkuadruar në një komunitet. Pas disa vitesh nisi lufta e vërtetë, ishte frustruese. Ne ishim mirë, në vend të sigurt, por pjesa tjetër ishte ende atje”, shton Behrami. /Zëri/

Image