Mertens në hall me gruan

Sport April 26, 2017 - 11:35

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se Dries Mertens dëshiron të vazhdojë kontratën, por diçka e tillë varet nga bashkëshortja e tij, shkruan zeri.info.

“Ai dëshiron të qëndrojë në Napoli, por duhet ta pyesë gruan. Nëse arrin marrëveshje me të, nuk ka dyshim që ai do të vazhdojë me ne. Ne e presim krahëhapur”, ka thënë presidenti i Napolit.

Ai ka treguar edhe për një ofertë për Kalidou Koulibalyj. "Chelsea është gati të paguajë 55 milionë euro, por i kam thënë Antonio Contes se nuk heq dorë prej tij derisa nuk kam gjetur zëvendësimin adekuat”, ka theksuar De Laurentiis.

Në fund ka folur edhe për Gonzalo Higuainin, i cili në ndeshjen Napoli – Juventus e drejtoi gishtin drejt tij. “Ai mendon se mund të arsyetohet ndaj tifozëve duke drejtuar gishtin kah unë, por ata nuk janë të marrë.

Nuk mund ta tradhtosh skuadrën që ke luajtur duke kaluar te rivali më i madh. Ai u tregua i vogël”, është shprehur De Laurentiis./Zëri/