Houston në gjysmëfinale, përshëndetet Oklahoma

Sport April 26, 2017 - 10:39

Houston është skuadra e radhës që e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, shkruan zeri.info. Në ndeshjen e pestë kundër Oklahomas ka shënuar fitore me rezultat 105:99 dhe me shifrat 4:1 e ka përmbyllur këtë rreth të garave.

Sikur në shumë ndeshje tjera, edhe në fitoren e fundit James Harden ishte më i miri në radhët e “Raketave”. Ai kontribuoi me 34 pikë, ndërsa Lou Williams i shtoi 22 sosh.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes pa dyshim ishte Rusell Westbrook, i cili i shënoi 47, 11 kërcime e 9 asistime (i mungoi vetëm një asistim për të realizuar trille-double), por që ishin të pamjaftueshme për të evituar humbjen.

Në rrethin e ardhshëm të garave, Houston do të takohet me fituesin nga çifti San Antonio - Memphis. I paqartë mbetet fituesi te çifti Utah – LA Clippers, tek i cili rezultati aktual është 3:2 për Jazz, të cilës i duhet vetëm edhe një fitore.

Rezultatet: LA Clippers - Utah 92:96 (2:3), San Antonio - Memphis 116:103 (3:2), Houston - Oklahoma 105:99 (4:1)./Zëri/