Bale, disa javë jashtë fushës

Sport April 25, 2017 - 13:45

Për shkak të lëndimit në ndeshjen me Barcelonën, Gareth Bale do t’i mungojë disa javë Real Madridit, shkruan zeri.info. Uellsiani ishte në përbërjen e parë në “El Clasico”, por u detyrua të largohet para kohe.

Incizimet e fundit kanë bërë të ditur se ai duhet të pushojë së paku një muaj, që do të thotë se do të mungojë në ndeshje mjaft të rëndësishme për “Mbretërit”.

Trajneri Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për dy ndeshjet me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve si dhe deri në fund të kampionatit spanjoll, i cili mbyllet me 21 maj.

Kjo do të thotë se ai mund të aktivizohet në finalen e Ligës së Kampionëve (nëse Reali kualifikohet”, e cila zhvillohet më 3 qershor. Reali është në luftë me Barcelonën për titullin e kampionit në Spanjë./Zëri/