Benitez nuk e di të ardhmen

Sport April 25, 2017 - 13:22

Trajneri i Newcastles, Rafael Benitez nuk e ka përjashtuar mundësinë që në fund të edicionit të ndahet me këtë skuadër, të cilën e udhëhoqi drejt kthimit në Premierligë, shkruan zeri.info.

“Laraskat” në fundjavë e mposhtën rivalin Preston me rezultat 4:1 dhe në këtë mënyrë, dy javë para fundit të kampionatit e siguruan rikthimin në elitë.

“Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në futboll. Jam i kënaqur te Newcastle, por edhe krenar që e arritëm qëllimin. Mendoj se mund të vëmë themelet e së ardhmes. Newcastle duhet të ketë skuadër të fortë, pasi këtë e meritojnë tifozët dhe qyteti. Tani është koha të kënaqemi e më vonë do të shohim për hapat e ardhshëm”, ka thënë Benitez për “Sky Sport”.

Tekniku spanjoll në maj të vitit të kaluar nënshkroi kontratë tre-vjeçare me Newcastlen./Zëri/