​Interi me deklaratë zyrtare për Piolin

Sport April 24, 2017 - 16:56

Interi me anë të një komunikate për media ka treguar përkrahjen për trajnerin Stefano Pioli dhe stafin e tij

Pas lajmeve të fundit se Stfano Pioli do të largohet nga Interi për të kaluar në Fiorentina, në përkrahje i kanë dal zyrtarët e klubit.

Ata me anë të një komunikate për media tregojnë gjithë përkrahjen për Piolin dhe stafin e tij.

“Klubi informon mbështetjen e plotë për Piolin dhe gjithë stafin e tij. Pioli iu bashku Interit gjashtë muaj më parë, duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kështu meriton respektin tonë. Klubi nuk do të ndikohet nga thashethemet jashtë klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit. /Express/