Besa i përgjigjet Batatinës, ja si e quan atë

Sport April 24, 2017 - 16:12

Klubi i futbollit Besa ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, për të cilin pejanët thonë se kryen shumë role në klubin llapjan dhe se e njeh shumë pak futbollin.

Ky është reagimi i klubit pejan:

“Me një lojë mjaftë dominante dhe angazhuese te treguar nga djemët e Besë në fund rezultati ishte jo real. Ajo çfarë na bëri përshtypje nga KF Llapi ishte një dekleratë e pa matur nga "strategu" më i madh llapjan Batatinjo. Ky ekspert duke marrë epitetin e Prokurorit dhe Gjykatësit deklaron pa turp se Besa do te eleminohet nga Kupa pasi gjendët në procedura gjyqësore. I mjeri ky nëse tani është dorëzuar nga finalja dhe gjitha shpresat i ka varur te Prokurori dhe Gjykatësi. Batatinjo ne sot të treguam futboll e ti fitove pa meritë sepse referimi ishte tendencioz. Por në finale te Kupës shpresojmë se nuk do ti kesh këto rrethana letëhsuese dhe aty duhësh të shpalosesh "diturinë" tënde për futbollin sepse nuk fitohet pa meritë dhe me pallavra. Mjerë ai klub i cili mbetet që trajneri të jetë zëdhenës, kryetar, drejtor, ekspert i sigurisë, ekspert i ndërtimit, auditor, financier, shpifës, gjykatës dhe prokurorë. Ku o katandisur futbolli kosovar kur dekleratat e një pallavraxhije duhet ti komentojmë. KF Besa”. /Zëri/