Befason Wenger

Sport April 24, 2017 - 13:52

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se FA Cup mund t’i shpëtojë edicionin dhe të ardhmen. “Jam shumë i kënaqur. Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Sanchez është një bishë, gati për ta ‘kafshuar’ kundërshtarin. Ai nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë tekniku francez pas fitores ndaj Manchester Cityt, duke shtuar:

“Edhe në vitin tjetër do të jetë këtu, sepse ka edhe një vit kontratë. Të shpresojmë të qëndrojë më gjatë dhe të rinovojë. Njerëzit mendojnë se jemi të përçarë, por ne u dhamë një përgjigje me këtë ndeshje. E ardhmja ime? Njerëzit mund të vënë në dyshim vendimin tim, por kurrsesi besnikërinë dhe përkushtimin tim për këtë klub”. Këto fjalë janë paksa befasuese, duke marrë parasysh bindjen e krijuar se ai do të largohet sivjet nga Arsenali./Zëri/