Pique: Ramos do të pendohet

Sport April 24, 2017 - 12:31

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e ka dhënë një deklaratë interesante pas fitores ndaj Real Madridit, në të cilën Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq, shkruan zeri.info.

Pique mendon se përjashtimi i tij ishte plotësisht i drejtë. “Jam i sigurt që, edhe vetë Ramos, sapo të shohë xhirimin, do ta kuptojë se e meritoi kartonin e kuq. Ai shkoj me të dyja këmbët në Messin, i cili për fat të mirë ia doli të ruhet. Gjithçka ishte e qartë, Ramos nuk e pati synim topin. Nuk duhet të flasim shumë për këtë”, ka thënë Pique, i cili ka folur edhe për incidentin me rastin e përjashtimit të Ramosit.

“Njerëzit në Madrid janë mësuar që gjyqtarët t’i lejojnë çdo gjë dhe kjo ishte një risi për ta. E pashë që më ishte drejtuar mua pasi u përjashtua, por edhe atë rast do ta kuptojë kur të qetësohet”, ka theksuar mbrojtësi katalon./Zëri/