Edon Maxhuni mezi pret të luajë në NCAA, ëndërron NBA-në

Sport April 24, 2017 - 11:19

Edon Maxhuni e ka realizuar ëndrrën. Basketbollisti i ri kosovar do ta vazhdojë karrierën në kolegjet amerikane, respektivisht në ligën NCAA, ku ka nënshkruar me ekipin Long Beach State, raporton zeri.info.

“Ndihem mjaft mirë që do të luaj n NCAA. Ishte ëndërr imja, po më shpaguhet puna e bërë. Ky është një hap tjetër drejt arritjes së dëshirës sime. Zgjedhja e kolegjit ishte e vështirë, por vendosa ta zgjedh Long Beach State pasi ka program të mirë dhe plan për zhvillimin tim”, theksoi Maxhuni.

Maxhuni ka pasur statistika impresionuese sezonin e fundit në basketbollin finlandez me një mesatare prej 23.8 pikësh për ndeshje.

Ai do t’i bashkohet ekipit Long Beach State, i cili kishte shkuar nëntë herë në histori të tij në finalet e NCAA-së, përfshirë këtu edhe atë në vitin 2012.

Maxhuni, i cili është i biri i ish-basketbollistit të njohur kosovar, Besim Maxhuni, ëndërron të luajë në NBA. /Zëri/

Image