Ylli i Kroacisë mungon ndaj Kosovës

Sport April 24, 2017 - 10:48

Përfaqësuesja e Kroacisë do të jetë e hendikepuar pa njërin prej yjeve të saj, Vedran Çorluka, përcjellë zeri.info.

Federata Kroate e Futbollit (HNS) përmes rrjetit social, “Twitter” ka njoftuar se qendërmbrojtësi e ka pësuar një lëndim serioz me klubin e tij Lokomotiv Moska dhe do t’i duhet ndërhyrje kirurgjike.

Lojtari do të operohet të mërkurën dhe rikthimi i tij në fushën e blertë pritet të ndodhë pas gjashtë muajsh.

Me këtë rast, Çorluka do të mungojë sigurt në ndeshjen me Kosovën në shtator, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Trajneri Ante Cacic do të mundohet ta gjejë zëvendësuesin e Çorlukas për ndeshjet vendimtare që do t’i zhvillojnë kroatët për kualifikim në Botërorin e Rusisë, në shtator dhe tetor. /Zëri/