Messi heroi i 'El Clasicos' (VIDEO)

Sport April 23, 2017 - 22:44

Lionel Messi në kohën shtesë të ndeshjes e ka shënuar golin e tretë për Barcelonën për epërsinë 3:2,m që ishte edhe goli i fitores, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja më e shumëpritur në futbollin evropian, ajo ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës ka përfunduar me fitoren 3:2 për katalonasit. Reali kaloi në epërsi në minutën e 28-të me anë të Casemiros.

Vetëm katër minuta më vonë, Lionel Messi i barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim Kroati Ivan Rakitiç me një gol tejet të bukur i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 73-të, duke iu afruar më tepër fitores, aq më tepër që vendësit pas katër minutave (77’) mbetën me një futbollist më pak, pasi Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, Reali arriti të barazojë në minutën e 86-të, me autor të golit James Rodriguez, përcjell "Zeri.info".

Mirëpo, Lionel Messi edhe njëherë dëshmoi klasin e tij dhe në çastet e fundit e shënoi golin e fitores, duke e bërë edhe më interesante luftën për titullin e kampionit.

Aktualisht të dyja skuadrat i kanë nga 75 pikë, por Reali e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Zëri/