Kampioni shqiptar Florian Marku mposht serbin për më pak se 2 minuta (Video)

Sport April 23, 2017 - 22:02

Florian Marku fiton ndeshjen e sotme ndaj serbit Stefan Suskavcevic.

Ndeshja e shumëpritur mes Florian Markut dhe serbit Stefan Suskavcevic, u transmetua live në faqen SHQIPERIA IME në facebook ku shikueshmëria ishte shumë e madhe.

Floriani u gjend në vështirësi vetëm për pak sekonda pasi serbi e lidhi atë duke e mbajtur afër tij dhe duke mos i lënë hapsirë shqiptarit që ta godasë.

Por kjo gjë nuk i zgjati për shumë kohë serbit pasi Floriani menjëherë ka reaguar dhe i kanë mjaftuar 2 minuta që ta nxirrte jashtë loje serbin Suskavcevic./shqiperiaime.al/