Naim Dashaj festoi në Prizren

Sport April 23, 2017 - 20:23

Në garën e djeshme morën pjesë 58 automobilistë, në mesin e të cilëve edhe një femër (Blerta Bytyqi), përfshirë edhe ata me vetura civile, pasi një gjë e tillë lejohet në disiplinën e sllallomit

 

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma RT është fitues i garës së parë për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, shkruan zeri.info.

Gara ishte në disiplinën e sllallomit dhe u zhvillua në Prizren, e që njëherësh ishte e para e këtij lloji në vendin tonë. “Jam i kënaqur me suksesin e arritur, sidomos duke marrë parasysh se ishte gara e parë. Sidoqoftë, unë kam qenë pjesëmarrës në një garë të tillë në Zagreb dhe sado pak e kisha një përvojë”, është shprehur Dashaj pas fitores.

Duhet theksuar se ai jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë të kampionatit të Kosovës. Në garën e djeshme morën pjesë 58 automobilistë, në mesin e të cilëve edhe një femër (Blerta Bytyqi), përfshirë edhe ata me vetura civile, pasi një gjë e tillë lejohet në disiplinën e sllallomit./Zëri/

 

Rezultatet:

Klasa I (deri 1200 cc – Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat – Prizreni D&G) 1:57.546

 

Klasa II (1200-1600 cc – Grupi 1)

1.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G)

 

Klasa III (mbi 1600 cc – Grupi 1)

1.Xhengiz Troshupa (Golf 3 – RC Prishtina) 1:48:688

2.Bekim Fazliu (Opel – RC Prishtina) +08.971

3.Labinot Aliu (BMW – Gjilani) +13.627

 

Klasa V (mbi 1200-1600 cc – Grupi 2)

1.Arlind Takijaxhiu (Prizreni D&G) 1:53.902

2.Mitat Vuqitërna (Honda – Rahoveci) +09.479

 

Klasa VI (mbi 1600 cc – Grupi 2)

1.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni) 1:54.039

2.Leutrim Sylejmani (Golf 6 – Prizreni D&G) +01.971

3.Driton Kastrati (Honda – Prizreni) +14.699

 

Klasa VII (deri 1200 cc – Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G)1:52:424

2.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) +01.981

3.Agim Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) +03.922

 

Klasa VIII (1200-1600 cc – Grupi 3)

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 1:48.830

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +02.118

Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +03.038

 

Klasa IX (Mbi 1600 cc – Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 1:46.545

2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +06.471

3.Dukagjin Mataj (Golf – Gjakova 137) +09.708

 

Promo

1.Jugoslav Milosevski (Opel – Maqedoni) 1:49.772

2.Goce Delcev (Yugo - Maqedoni) +02.904

3.Ervin Kosova (Golf – Shqipëri) 01.29.200

 

Plasmani i përgjithshëm:

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 1:46.545

2.Xhengiz Troshupa (Golf 3 – RC Prishtina) +02.143

3. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +02.285