Edoni në kolegjin amerikan, më afër NBA-së

Sport April 23, 2017 - 19:38

Basketbollisti i ri kosovar, Edon Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në basketbollin amerikan, shkruan zeri.info.

Mitrovicasi nga sezoni i ardhshëm do të luajë në ligën e kolegjeve në SHBA, NCAA, te Universiteti i Long Beach State në Kaliforni.

Edoni, i biri i ish-basketbollistit të njohur kosovar, Besim Maxhuni, ka qenë mysafir i dy kolegjeve amerikane, Long Beach State dhe Hawaii University, për të vendosur që për katër vjetët e ardhshme të bëhet pjesë e Universitetit nga Los Angelos, Long Beach State. /Zëri/