Benteke hesht 'Anfield Roadin'

Sport April 23, 2017 - 19:03

Christian Benteke është rikthyer në “Anfield Road” si kundërshtar dhe e ka heshtur stadiumin e Liverpoolit, të cilin po e mposht 2:1, shkruan zeri.info.

Sulmuesi i fuqishëm e ka gjetur golin e dytë personal dhe të Crystal Palaces në minutën e 74-t me kokë, ndërsa kishte shënuar edhe në minutën e 42-të.

E Reds kishin kaluar në epërsi në minutën e 24-t me Philippe Coutinhon. /Zëri/