Nora Gjakova: Medalja e Evropianit, më e rëndësishmja

Sport April 23, 2017 - 15:34

Nora Gjakova është kthyer në Kosovë së bashku me ekipin e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane ndihet krenare që e fitoi medaljen e bronztë në Varshavë të Polonisë.

“Pa dyshim, medalja në Evropian është më e rëndësishmja, pavarësisht se çfarë është, e artë, argjendtë apo e bronztë. E rëndësishme është se forma më e mirë e imja ishte këtë vit pikërisht në Evropian. Në Botëror shpresoj të fitoj medalje, do të ishte hera e parë për mua”, deklaroi Nora Gjakova për RTK. /Zëri/