Krasniqi, me deklaratë befasuese pas humbjes nga Abraham

Sport April 23, 2017 - 14:12

Haxhi Krasniqi e ka dhënë një deklaratë befasuese pas humbjes nga Arthur Abraham mbrëmë, shkruan zeri.info.

Boksieri kosovar thotë se i gjithë mundi që e kishte bërë në muajt e fundit i ka shkuar huç, pasi e lëshoi mundësinë e artë për të luftuar për titull të kampionit të botës.

“Kam gjashtë muaj që ushtroj me mund dhe sakrificë dhe të gjitha ishin më kot”, ka thënë Krasniqi në konferencë për shtyp pas meçit.

Sidoqoftë, 30 vjeçari do të provojë të ngritet përsëri, për ta kërkuar titullin e kampionit, një ëndërr e tij jetësore, e parealizuar ende. /Zëri/