Haxhi Krasniqi mposhtet nga Arthur Abraham (VIDEO)

Sport April 22, 2017 - 23:11

Haxhi Krasniqi është mposhtur nga Arthur Abraham, në meçin e sontëm të zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë, pasi referët me pikë dhe vendim unanim e vlerësuan fitues boksierin armen. Krasniqi boksoi mirë, por kundërshtari ishte më i rrezikshëm në rundet e fundit. Junikasi e lëshoi një mundësi të artë për t'iu afruar titullit të kampionit botëror, në tentimin e tij të tretë, pasi dy herë më parë kishte dështuar ta arrinte një gjë të tillë.

RUNDI 12 - Mbyllet meçi. Vendimin e fituesit do ta japin gjyqtarët.

RUNDI 11 - Haxhi Krasniqi u rikthye në fund të rundit, por Abraham po tregohet më i rrezikshëm me goditjet e tij. Rundi i 12-të dhe i fundit do ta vendos fituesin.

RUNDI 10 - Abraham po rrezikon më shumë dhe e fitoi edhe këtë rund.Image

RUNDI 9 - Abraham pati disa goditje të forta dhe e pati në dorë këtë rund. Rrezik për Krasniqin.

RUNDI 8 - Krasniqi ishte më agresiv dhe më kërkues, duke e fituar këtë rund. Ai duket në formë, derisa Abraham ka nisur të lodhet.

RUNDI 7 - Abraham përsëri ishte më i mirë. Por, Krasniqi nuk dorëzohet. Është gjithnjë aty.

RUNDI 6 - Abraham ishte më i mirë se Krasniqi, i cili ka rënie në rundet e fundit dhe po ikën nga kundërshtari.

RUNDI 5 - Abraham e vuri në vështirësi Krasniqin, i cili rrezikoi ta humbiste këtë meç.

RUNDI 4 - Abraham u tregua më i rrezikshëm me disa goditje të fuqishme.

RUNDI 3 - Edhe ky rund ishte nën mbizotërimin e Krasniqit, i cili dhuroi disa goditje.

RUNDI 2 - Të dy boksierët sulmuan dhe e grushtuan njëri tjetrin, edhe pse Krasniqi e kishte një përparësi të lehtë dhe e sulmoi më shumë kundërshtarin.

RUNDI 1 - Haxhi Krasniqi e pati një epërsi të lehtë, me disa goditje më shumë. Boksierët po tregohen të kujdesshëm.Image

- Abraham ka 45 fitore e 5 humbje, kurse Krasniqi ka 46 fitore e 4 humbje. Të dy kanë nga 50 meçe në boksin profesionist. 

- Të dy boksierët synojnë fitore për t’iu afruar titullit të kampionit botëror në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Meçi do të zgjasë 12 runde.

- Haxhi Krasniqi dhe Arthur Abraham do të ngjiten në ring pas pak minutash, në meçin që do të zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë.

Zëri ua sjell rund pas rundi meçin Krasniqi - Abraham. /Zëri/