Fiorentina e fiton derbin e çmendur me Interin

Sport April 22, 2017 - 22:45

Fiorentina e ka fituar derbin e çmendur ndaj Interit, të cilin e ka mposhtur 5:4, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info.

Matias Vecino dhe Khouma Babacar kanë shënuar nga dy gola për Viola, kurse një tjetër e ka shtuar Davide Astori, kurse Federico Bernardeschi e ka humbur penalltinë.

Ndërkaq, për Nerazzurri, Mauro Icardi ka realizuar tre gola dhe një tjetër Ivan Perisic. /Zëri/Image