Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane mbështet fuqishëm Haxhi Krasniqin (FOTO)

Sport April 22, 2017 - 22:26

Boksieri Haxhi Krasniqi sonte ndodhet para një meçi shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

30 vjeçari nga Juniku, kërkon fitore ndaj ‘King’ Arthur Abraham, për të vazhduar pastaj rrugën drejt titullit të botës në peshat super të mesme.

Para këtij meçi shumë të rëndësishëm, Haxhi Krasniqi po merr mbështetje të madhe nga shqiptarët anembanë botës.

Mbështetje të madhe junikasi po merr edhe nga Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, që kanë organizuar një eveniment të veçantë për këtë meç.Image

“Sot e gjithë diaspora në përkrahje të boksierit nga Juniku Robin Haxhi Krasniqi. Një përkrahje e veçantë morale vije edhe nga kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane. Kryetari Nazmi Viqa me nënkryetarët Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi , anëtaret e nderit Muraj Jashari dhe vëllezërit Shoshi si dhe anëtaret e kryesisë Nexhmedin Veliqi, Albert Hashimi, Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Brestovci i urojnë Robinin Krasniqit fitore ne meçin e sotëm kundër Arthur Abraham”, thuhet në njoftimin e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.