Haxhi Krasniqi: Do të luftoj për shqiptarët

Sport April 22, 2017 - 22:22

Haxhi Krasniqi do të kërkojë të mbajë lart ngjyrat e flamutrit kombëtar.

Në sfidën antipastë të titullit botëror për peshat super të mesme kundër gjermanit me origjinë armene, Abraham, 30-vjeçari shqiptar synon të çelë rrugën për duelin e titullit botëror disa muaj më pas.

Me 50 ndeshje në karrierën e tij si profesionist ku numëron 46 fitore 17 prej të cilave me nokdaun, Krasniqi është gati për meçin e sontëm, i cili në Gjermani konsiderohet “Dueli i Vitit”.

“Sonte unë mund ta shkruaj historinë për popullin Shqipëtar. Populli im si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk më konsideron vetëm si një sportist, por si një pjestar i familjes së tyre”, thekson Krasniqi.

37-vjeçari Abraham i lindur në Armeni mban pasaportë gjermane dhe në karrierën e tij numëron 50 sfida me 45 fitore dhe 5 humbje.

Ai ka një karrierë të pasur si kampion bote në peshat e mesme dhe dy here kampion bote ne kategorine super te mesme.

Sipas organizatorëve, fituesi i duelit Krasniqi- Abraham do të sfidojë boksierin meksikan, Gilberto Ramirez, mbajtës i gjerdanit WBO në Las Vegas brenda vitit 2017.