Besart Berisha krahasohet me Ronaldon e Ibrahimoviçin (FOTO)

Sport April 22, 2017 - 22:10

Goli i 100-të nuk përfundon vetëm në shifra. Besart Berishës tani i vijnë çmimet për të arriturën më të madhe në futbollin e Australisë.

Është Federata e këtij vendi që i ka dhënë çmimin e më të madh që i dedikohet një lojtari për të arriturat e tij në futboll.

Madje, ai është krahasuar edhe me yjet e mëdhenj si Ronaldo e Ibrahimoviç.

“Pasi shënoi 100 gola, emri i Besart Berishës hyri në emrat më të mëdhenj të futbollit, përfshirë Ronaldon e Real Madridit, Zlatan Ibrahimoviçin, Wayne Rooneyn dhe Harry Kanen, të cilët kanë arritur shifrën e 100 golave”, shkruan “a-league.com.au”, raporton “GazetaOlle.com”.Image