Këta janë tifozët e flaktë të Haxhi Krasniqit (FOTO)

Sport April 22, 2017 - 21:07

Haxhi Krasniqi pritet të zbresë në ring pas një ore e gjysmë, ku do të bokojë në Erfurt të Gjermanisë ndaj Arthur Abrahamit, shkruan zeri.info.

Dhe, në grupin zyrtar të Krasniqit në Facebook është postuar një fotografi, ku shihen tifozët e Krasniqit, të cilët janë gati për të bërë tifo sonte për boksierin junikas.

Madje, ata janë veshur edhe me fanellat zyrtare të Haxhi Krasniqit, me shpresën që ai do ta fitojë meçin e sontëm, i cili do t’ia hapte rrugën për t’u shpallur kampion bote në versionin WBO, në peshat super të mesme. /Zëri/Image