Çfarë tatuazhi ka Behrami që përkujton Kosovën (Foto)

Sport April 22, 2017 - 18:43

Lojtari i skuadrës Watford në Premier Ligë, Valon Behrami, në një intervistë ekskluzive për “Amnesty International”, ka folur për atë se si futbolli ka luajtur rol qenësor për të ndërtuar jetën në Zvicër pasi ishte larguar nga tmerri i tensioneve etnike në Kosovë më 1990.

Gjatë këtij rrëfimi Behrami ka zbuluar se edhe pse luan për Zvicrën, në shpirt e ka Kosovën. Duke treguar tatuazhin në dorën e tij të majtë, Behrami thotë se e ka gravuar Flamurin e Kosovës. Dhe këtë tatoo e ka nisur ta bëjë në kohën kur Kosova ka filluar të njihet si Shtet i Pavarur dhe Sovran, ka thënë Behrami.

“Është ndjenjë e mirë t’i japësh mbrapsht diçka Zvicrës. Është vendi që më ka dhënë mundësinë për të qenë këtu. Dua të jap 100 përqindëshin për një vend që ka dhënë gjithçka për mua”, shton ai, trasnmeton gazetametro.net

Por, duke treguar tatuazhin gazetarit, i tha se në zemër e ka Kosovën, dhe të gjithë nëpër botë duhet të bëjnë gjithçka që munden, t’i ndihmojnë vendet në konflikt. Ashtu siç i ndihmuan edhe Kosovës.

Image