UEFA godet Interin, ka një lajm të mirë për Romën

Sport April 21, 2017 - 21:33

Interi do të vazhdojë të jetë i kufizuar me numrin e lojtarëve dhe transferime edhe në sezonet në vijim, pasi nuk i ka përmbushur rregullat e Fair Play financiar.

Këtë e ka konfirmuar UEFA, ku së bashku me Interin, edhe Trabzonspor e Beşiktaş do të vazhdojnë të jenë të kufizuara me transferimet, transmeton Gazeta Express.

Derisa UEFA ka konfirmuar se Roma i ka përmbushur rregullat e Fair Play financiar. Roma ishin e kufizuar në dy vitet e fundit nga UEFA që të regjistronte 22 lojtarët për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

“Dhoma hetimore ka konfirmuar se AS Monaco FC (Francë), Roma (Itali) dhe Fenerbahçe (Turqi), janë në përputhje me objektivat e përcaktuara për sezonin 2016/17”, bën të ditur UEFA. Monaco dhe Roma janë të dënuar deri në sezonin 2017/18.

“Dhoma hetimore ka ardhur në përfundimin se FC Internazionale Milano (Itali) Beşiktaş JK (Turqi) dhe Trabzonspor (Turqi) i kanë plotësuar vetëm pjesërisht objektivat e përcaktuara për sezonin 2016/17”, shkruan më tej UEFA.

Si rezultat i kësaj skuadrat do të vazhdojnë të jenë të kufizuara me numrin e lojtarëve dhe transferimet edhe në sezonet në vijim. /Express/