Lëndimi i Ibrahimovicit është serioz, përfundon karriera për suedezin (Video)

Sport April 21, 2017 - 20:34

Zlatan Ibrahimovic ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për së paku nëntë muaj.

“GianlucaDiMarzio.it” ka bërë të ditur se sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, do të jetë jashtë fushave për së paku nëntë muaj, transmeton Gazeta Express.

Sipas “GianlucaDiMarzio.it”, Ibra ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë në lëndimin që e pësoi në sfidën kundër Anderlechtit në Europa League.

Ky dëmtim mund t’i japë fund karrierës së Ibrahimovicit si futbollist pasi ai do të mungojë edhe në fillim të sezonit të ri, ndërsa ka vetëm një vit kontratë me Unitedin dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të në fund të sezonit, duke pas parasysh se është 35 vjeçar.