“El Clasico” pritet të thyejë rekord (Foto)

Sport April 21, 2017 - 20:03

“El Clasico” pritet të thyejë rekord sa i përket shikueshmërisë

E përditshmja spanjolle, “Marca” shkruan se “El Clasico” këtë fundjavë do të ketë një mbulim mediatik si kurrë më parë.

Përplasja mes dy rivalëve historikë Real Madrid dhe Barcelona pritet të vendosë një rekord, që ka të bëjë me shikueshmërinë, raporton “Marca”, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja madrilene pohon se numri i spektatorëve që do të ndjekin këtë sfidë nga televizori pritet të jetë rreth 650 milionë.

Këta të fundit janë të shpërndarë në 185 vende dhe do të përfitojnë nga një mbulim mediatik si kurrë më parë për një ndeshje ku janë të vendosura të paktën 30 kamera të specializuara shumë afër fushës së “Santiago Bernabeu”.

Kjo sfidë ka vlerën e një kampionati. Nëse Real Madridi fiton të dielën, diferenca me rivalin direkt do të shkonte në gjashtë pikë si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse ndodh e kundërta dhe fiton Barcelona, diçka që e ka bërë në ndeshjen e fundit ku triumfuan 0:4 midis “Santiago Bernabeut”, atëherë do të barazoheshin me pikë me “Los Blancos” dhe gara për titull do të hapej si kurrë më parë, duke mos harruar se ekipi i Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Duke parë ndeshjen e mbetur që ka ekipi i Zinedine Zidane, mediat në Spanjë raportojnë se edhe me barazim do të ndahej i kënaqur trajneri francez, pasi do të mbeste tre pikë para Barcelonës si dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, nga gjithsej gjashtë sfida që do të mbesin për “Los Blancos” deri në fund të kampionatit, pas “El Clasicos”.

Duke parë gjitha këto, një gjë është e sigurt, “El Clasico” pritet të jetë më e nxehtë se kurrë më parë, pasi ka vlerën e kampionatit. 

Image