Sport

Simeone kërcënon Real Madridin

Simeone kërcënon Real Madridin
21 prill 2017 • 18 : 44

Diego Simeone thotë se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën kundër Real Madridit që të arrijë objektivin, e që është finalja e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk i frikësohet Real Madridit, me të cilën skuadër do të takohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

I pyetur nëse shorit mund ta kishte vënë skuadrën e tij para një kundërshtari më të lehtë, Simeone u përgjgij: “Objektivi ynë është që të arrijmë në finale dhe për këtë duhet të luash me cilindo kundërshtar që të cakton shorti”.

“Cilido që të ishte rivali, objektivi do të ishte i njëjtë, motivi gjithashtu, për të fituar dhe arritur në finale”, ka shtuar Simeone. /Express/

© zëri.info