Atletico ka mėsuar nga humbjet nė finale

Atletico ka mėsuar nga humbjet nė finale

SHPËRNDARJE

21 Prill 2017 • 16:41 •

Atletico Madrid shpreson t’i hakmerret rivalit lokal, Realit, për dy humbjet që ia shkaktoi në tre vjetët e fundit në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Drejtori i Atleticos, Clemente Villaverde, beson se diçka e tillë do të ndodhë. “A jemi të dëshpëruar me shortin? Nuk jemi. Futbollistët dhe tifozët tanë e dinë si duhet luajtur kundër tyre, pasi i kemi humbur dy finale. Jemi të vetëdijshëm se për të arritur aty ku duam është shumë vështirë”, ka thënë Villaverde.

Ai ka shtuar se Atletico e ka mentalitetin e duhur për ta eliminuar Realin. “Ndihemi shumë mirë për faktin që për të tretën herë në katër vjetët e fundit po luajmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Jemi krenarë me këtë skuadër, e po ashtu jemi të kënaqur me mënyrën se si po e përfundojmë këtë edicion”, ka shtuar Villaverde./Zëri/