Monaco,

Monaco, 'hakmarrje' ndaj Juventusit

SHPËRNDARJE

21 Prill 2017 • 15:29 •

Monaco në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me Juventusin, shkruan zeri.info. Nënkryetari i skuadrës franceze, Vadim Vasiljev ka thënë se Monaco ka shumë arsye të shpresojë për sukses në ndeshjet me rivalin e favorizuar.

“Kjo përbërje e Monacos nuk njeh kufi, është e re dhe e pandalshme. Dy vjet më parë, kur Juventusi na eliminoi në çerekfinale kishim skuadër shumë të mirë. Tani jemi edhe më të fortë”, ka thënë Vasiljev, i cili më pas ka shtuar:

“Tani duhet të shkojmë për ‘hakmarrje’ ndaj Juventusit. Jemi plotësisht të gatshëm për këtë, të aftë dhe të motivuar”. Juventus dhe Monaco u takuan në edicionin 2014/2015 kur skuadra italiane u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 1:0, me të vetmin gol që e shënoi nga Arturo Vidal nga penalltia./Zëri/