Ja si u paraqitën Akil Gjakova dhe Loriana Kuka në Evropianin e xhudos

Sport April 21, 2017 - 13:42

Akil Gjakova ka garuar sot  në Kampionatin Evropian të xhudos në Poloni. Në kategorinë 73 kg., xhudisti kosovar është eliminuar në rundin e tretë nga suedezi, Tommy Macias, raporton "Zëri".


Kurse, Loriana Kuka ka garuar në kategorinë 70 kg, ku është mundur nga garuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Aleksandra Samardziç.

Dje Majlinda Kelmendi ka fituar medalje të artë, që ishte e treta e artë evropiane për të. Kurse, Nora Gjakova ka fituar medalje të bronztë. /Zëri/