Sot luan Feronikeli

Sport April 21, 2017 - 12:47

Xhiroja e 27-të e Superligës së futbollit do të nisë të premten. Feronikeli do të kërkojë përballë Hajvalisë, e cila në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë, shkruan sot gazeta "Zëri".

Derisa Afrim Tovërlani me djelmoshat e tij presin fitore të sigurt të premten, ata shpresojnë që Trepça ta bëjë mrekullinë të dielën dhe ta ndalë Trepçën ’89, e cila kryeson renditjen me shtatë pikë më shumë sesa “Nikli”. Siç dihet, edhe Trepça ka pak gjasa të mbijetojë në Superligë.

Diç më të vështirë do ta ketë Prishtina, e cila do ta presë Gjilanin e fortë. Përballja më e fortë e kësaj jave pa dyshim që është ajo ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt. Të dyja këto ekipe janë në rrezik për të mbetur në barazh. Ferizajasit tashmë gjenden në atë zonë me vetëm tri pikë më pak sesa prizrenasit, por me gjasa për t’i lënë prapa.

Superliga – Xhiroja e 27-të

E premte

Feronikeli – Hajvalia

E shtunë

Prishtina – Gjilani

E diel

Trepça’89 – Trepça

Liria – Ferizaj

Drenica – Drita

Llapi – Besa

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00