A ju kujtohet ndeshja e fundit Juventus - Monaco? (VIDEO)

Sport April 21, 2017 - 12:40

Nuk është hera e parë që Juve dhe Monaco takohen në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë ndodhur disa herë, por më e fundit është akoma e freskët në memorien e tifozëve të të dyja skuadrave.

Juve dhe Monaco janë takuar në çerekfinalen e sezonit 2014/15, ku në të dy ndeshjet u shënua vetëm një gol, ai i Vidal nga penaltia në Juventus Stadium, në minutën e 57.

Monaco në atë sezon njihej si një skuadër e fortë në mbrojtje, kurse këtë sezon shënon shumë gola, e Juventus atë stinor shkoi deri në finale, ku humbi nga Barcelona 3-1./Express