Refuzohet ankesa e Barcelonës

Sport April 21, 2017 - 11:50

Federata e Futbollit e Spanjës e ka refuzuar ankesën e Barcelonës, duke konfirmuar pezullimin e Neymarit me tri ndeshje mos lojë, shkruan zeri.info.

Kjo do të thotë se sulmuesi brazilian do të mungojë në “El Clasico”, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Neymar u dënua për shkak se në mënyrë ironike i duartrokiti gjyqtarit të katërt gjatë daljes nga fusha, pasi më parë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ai e ka vuajtur një pjesë të dënimit, pasi nuk luajti kundër Malagas. Barcelona u ankua duke thënë se reagimi i Neymarit nuk i ishte drejtuar gjyqtarit, por Komisioni për Ankesa e refuzoi ankesën e gjigantit katalonas, ndërkohë Barcelona ankesën e ka dërguar edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Ndeshja Real Madrid – Barcelona zhvillohet të dielën në ora 20:45. Masdrilenët e kryesojnë renditjen me 75 pikë, tri më tepër se Barcelona, ndërsa e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Zëri/