Ronaldo, fitues i 'Topit të Artë'?

Sport April 21, 2017 - 11:30

Cristiano Ronaldo ka më shumë gjasë që edhe sivjet të fitojë “Topin e Artë”. Portali spanjoll, Fichajes.net ka analizuar situatën aktuale rreth luftës për epitetin e futbollistit më të mirë, shkruan zeri.info.

Sipas këtij portali, portugezi mbetet sërish favorit kryesor për ta fituar këtë çmim. “E kaluara ka treguar se titujt me skuadër dhe golat e shënuar ndikojnë për t’u përcaktuar fituesi”, shkruan sichajes.net.

Eliminimi i Barcelonës në garat evropiane në mënyrë drastike zvogëlon mundësitë e treshes sulmuese të kësaj skuadre, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suárez në triumfin për “Topin e Artë.

Kështu, kandidat kryesor për ta fituar këtë çmim do të jenë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Paulo Dybala dhe Kylian Mbappe, por gjithsesi Ronaldo është favorit./Zëri/